Tre persona, përfshirë një punonjës të tatimeve, u arrestuan gjatë Festës së Birrës në Korçë pas një konflikti të dhunshëm me stendat e aktivitetit. Sipas policisë, Aurel Mullalli, 51 vjeç, së bashku me dy shokët e tij, në gjendje të dehur, u përfshinë në sherr me një vajzë dhe një djalë që punonin në një nga stendat e festivalit, duke përdorur dhunë fizike.
Gjatë shoqërimit, tre të arrestuarit kundërshtuan me forcë policinë. Përveç tyre, policia ka nisur procedime edhe për shtatë persona të tjerë, të cilët u përpoqën të pengonin arrestimin e grupit.
Ngjarja ka trazuar ambientin e Festës së Birrës dhe ka shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit për të rikthyer sigurinë dhe qetësinë në zonë.


