TIRANË– Me përfundmin e “Këngës Magjike” është mbajtur gjithashtu edhe “Postfestivali” ku nuk kanë munguar debatet.
Artisti Tiri Gjoci hapi një debat që kishte të bënte me pikët e dhëna nga juria.
Në këtë debat u përfshinë edhe dy këngëtaret, Marsela Çibukajn dhe Ronela Hajati.
DEBATI:
Marsela: Arti duhet të ketë një kriter kryesor, sportivitetin, gjë që se kam parë tek shumë ‘big’ këtë festival. Merni pjesë në konkurim, ka dhe këngë të tjera më të bukura në gjykimin e disave.
Ronela: Meqë është kryesore sportiviteti edhe ti nuk është se i mer me shumë sportivitet disa gjëra që të thonë, mban një qëndrim.
Marsela: Në rastin konkret, Ronela Hajatit që është një këngë moderne, dhe pse është jashtë stilit që unë më së shumti praktikoj, por vlerësoj faktin që kjo artiste është shumë e guximshme
Ronela: Pse mi ça bëra unë aty, vrava njeri? Ça është kaq guxim i madh, kënga është baladë. Këtë muhabet keni me mua, provokuese, e guximshme./Radar.al

