Tensioni mes Inida Gjatës dhe Moza Ahmetit në Ferma VIP duket se ka arritur kulmin pas hyrjes së Zhakut në fermë.
Edhe pse Zhaku hyri duke deklaruar se ishte aty për të mbështetur Mozën, marrëdhënia mes tyre u përkeqësua shpejt, me debate dhe akuza të ndërsjella që vazhduan edhe pas spektaklit.
Pika më e fortë e përplasjes ishte kur Moza insinuoi se Zhaku kishte “histori” me ish-bashkëshortin e saj, ndërsa Zhaku e mohoi këtë dhe theksoi se historia dhe njohja kanë qenë mes saj dhe Mozës, jo me partnerin e saj.
Debati u shoqërua me akuza personale. Zhaku e quajti Mozën “servile”, “manipulatore” dhe “të pafytyrë”. Moza u përgjigj duke thënë se ajo “i jep çdo njeriu hakun që meriton”.
Kjo situatë ka krijuar shumë reagime dhe diskutime në rrjet, pasi miqësia e tyre e hershme dukej mjaft e fortë jashtë formatit.


