Pas humbjes surprizuese të kombëtares serbe ndaj Shqipërisë në Leskovc, futbollisti i Crvena Zvezdës dhe i përfaqësueses serbe, Nemanja Radonjiç, ka hedhur akuza të forta ndaj trajnerit Dragan Stojkoviç.
Në një postim në Instagram, Radonjiç publikoi një foto të tij me fanellën e Serbisë dhe një flamur japonez, shoqëruar me hitin e Indira Radiç, “Heroji”. Teksti i këngës duket si një mesazh i drejtpërdrejtë për Stojkoviç:
“Ti nuk ishe kurrë hero, të fal për këtë, sepse tradhtarët e duan vetëm veten.”

Me këtë postim, Radonjiç lë të kuptohet se e sheh trajnerin si përgjegjës për humbjen dhe si dikë që ka vepruar kundër interesave të Serbisë, duke shkaktuar një debat të madh brenda opinionit sportiv serb.


