Site icon Informohu siç duhet

Plas grushti në Korçë/ Njëri dhunon babanë, tjetri 48-vjeçarin

Plas grushti në Korçë/ Njëri dhunon babanë, tjetri 48-vjeçarin

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy të rinj pasi dyshohet se kanë dhunuar dy shtetas për motive të dobëta.

Shtetasi N. D., 37 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj babit të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Sakaq polica vuri në pranga dhe shtetasin K. Z., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht, një 48-vjeçar, për motive të dobëta.

Njofitmi i Policisë

Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin N. D., 37 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. 

Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht, një 48-vjeçar, për motive të dobëta.

Exit mobile version