Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me gjakderdhje në Laç.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, një 33-vjeçar goditi me thikë në krah një 50-vjeçar, duke e lënë të plagosur.
Policia e Kurbinit ndërhyri menjëherë, duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin E. D., alias E. B., banues në Laç.
Viktima, shtetasi A. H., 50 vjeç, nga fshati Gjormë, u transportua në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e rendit sekuestruan edhe thikën e krimit, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.


