FIER– Melisa Hoxhallari, 29-vjeçarja e cila plagosi burrin më 5 Janar të këtij viti dhe u arratis me të dashurin, është vetëdorëzuar në polici.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Radar.al
U plagos nga i dashuri i bashkëshortes/ 40-vjeçari në gjendje të rëndë, familja kërkon ndihmë
Tjetër arritje për Shqipërinë, Endri Hoxha në elitën Europiane të Taekwondo
Gjuha bullizuese Rama-Berisha-Basha në zgjedhje, flet psikologia Anxhela Peza