Site icon Informohu siç duhet

Plagosje me ar*ë zjarri në Sauk, shtetasi turk përfundon në spital

Plas sherri në mes të Tiranës. 3 persona përfundojnë në spital

Një shtetas turk, i identifikuar si Halil Uçar, është plagosur me armë zjarri në shpatull dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut, dhe dyshohet që edhe autori të ketë shtetësi turke.

Burime bëjnë me dije se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa i plagosuri u transportua menjëherë në spital për trajtim.

Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Exit mobile version