Disa të shtëna me armë zjarri tronditën vendin pasditen e djeshme, kur 32-vjeçari Franci Canaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të Gerald Hoxhës.
Për rrjedhojë, ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa Canaj arriti që të zhdukej nga vendi i ngjarjes.
Deri më tani shkak i kësaj përleshje që çoi në përdorimin e armës u bë një vend parkimi për taksinë.
Ndërkohë që autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe arrestimin e autorit, së fundmi janë siguruar pamjet e momentin kur Canaj pasi plagosi të riun zhduket i qetë nga vendngjarja.
Siç mund ta shikoni dhe në pamjet e mëposhtme, Canaj shfaqet në një nga parkingjet e kryeqytetit teksa ndërron automjetin taksi me një tjetër makinë “Audi” dhe largohet.