Site icon Informohu siç duhet

Plagosi pronarin dhe hapi zjarr në lagje, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Kërkohej për tentativë vrasje, arrestohet shqiptari 27-vjeçar në Itali

Një 50-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Dritan Qafa, është arrestuar në Pavia me akuza të rënda, përfshirë tentativë vrasjeje të dyfishtë, armëmbajtje pa leje, hyrje të paligjshme dhe rezistencë ndaj policisë.

Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje, kur ai sulmoi pronarin e tij 75-vjeçar, i cili përfundoi në spitalin San Matteo. Më pas, Qafa qëlloi dy herë me një armë gjahu të modifikuar drejt punonjëses së shtëpisë, një grua 63-vjeçare, e cila arriti të shpëtojë duke u fshehur pas një dere, megjithëse mbeti e plagosur lehtë në krah nga xhamat e thyer.

Pas sulmit, ai u barrikadua në një banesë në Vigevano, në të njëjtin vend ku dy vite më parë kishte plagosur një fqinj pas një konflikti dhe kishte kërcënuar vetëvrasje.

Negociatat me policinë nuk dhanë rezultat, duke detyruar ndërhyrjen e njësive speciale, të cilat përdorën granata zhurmuese dhe më pas një taser për ta neutralizuar.

Qafa u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, ndërsa pritet të dalë para gjykatës për t’u marrë në pyetje. Motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta dhe janë në hetim.

Exit mobile version