Policia e Malësisë së Madhe pas marrjes së njoftimit të mbrëmjes së të dielës se një shtetas 29-vjeçar ishte plagosur me mjet prerës, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.
Pas kërkimeve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit Gjok Popaj, 69 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.
69-vjeçari dyshohet se më datë 14.07.2024, rreth orës 21:30, në fshatin Vukpalaj, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (kmesë), shtetasin A. P., 29 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.