Një ditë pas plagosjes me armë zjarri të një 56-vjeçari një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, policia e kryeqytetit ka shpallur në kërkim autorin të identifikuar si Astrit Dautaj.
Si pasojë e të shtënave Ilirjan Dosti mbeti i plagosur në zonën e barkut.
“Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë dje, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit I. D., 56 vjeç, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, si autor të dyshuar të plagosjes. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi sot policia.

