TIRANË– Mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Rrugën e Dibrës, ku një shtetas është plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta.
Lidhur me ngjarjen Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 32-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim.
I plagosur ka mbetur një 29-vjeçar, i cili është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet për kapjen e autorit vijojnë me intensitet. Autori i plagosjes është shtetasi Franci Canaj, ndërsa i dëmtuari Gerald Hoxha.
Policia identifikon dhe shpall në kërkim një 32-vjeçar që plagosi me armë zjarri një shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri. Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje./Radar.al
Plagosi me ar*ë në këmbë një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim 32-vjeçari
“Miku im, Laert, HEROI tipik i kohës sonë”/ Viktor Zhusti: Përse “pe*ofilia”…
“Roli i Trump më 11 Maj”/ Rama: Jam mik me Kushner, marrëveshja për Sazanin s’është finalizuar