Fluksi i madhe i turistëve, policia është angazhuar maksimalisht për të mundësuar kalimin dhe eliminimin e radhëve në hyrje/djalë të vendit.
Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohen duke përfituar nga fluksi i lartë.
Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:
Enea Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq.
Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me send të fortë (kaçavidë), një shtetas.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.