Site icon Informohu siç duhet

Plaçkisnin banesat nëpër Mykonos, kapen “skifterët” me origjinë shqiptare

Plaçkisnin banesat nëpër Mykonos, kapen “skifterët” me origjinë shqiptare

Një grup “skifterësh” është vënë në pranga në ishullin e Mykonisit. Në pranga së pari përfundoi një 32-vjeçar shtetas shqiptar, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe 3 persona të tjerë.

Mësohet se i gjithë grupi ishin shtetas shqiptar, por akoma nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre.

Ndërkaq i arrestuari u kap nga policia teksa po shënjestronte banesën e radhës ku do të grabiste.

Pasi tentoi që të largohej me vrap, si duket nuk ia ka dalë mbanë dhe përfundoi në pranga.

Sipas mediave greke, i riu dhe grupi i “skifterëve” futeshin në hotelet e turistëve dhe më pas, plaçkat që vidhnin  i fshihnin në çadra mes shkëmbinjve.

Ndër sendet më të vjedhura nga grupi ishin paratë, veshje dhe ora. Për ta, ekzistojnë prova se kanë hyrë në 7 banesa dhe kanë grabitur sende me vlerë më shumë se 55 mijë euro.

Exit mobile version