LOS ANGELES- Kylie Page, aktorja e filmave për të rritur, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Los Angeles më 25 Qershor.
Lajmi për vdekjen e 28-vjeçares është njoftuar nga autoritetet. ‘Page’ është emri që ajo mbante në filmat erotic, nisi karrierën e saj në industrinë e pornografisë në vitin 2016 dhe u shfaq në më shumë se 200 filma.
Në vitin 2017 ajo mori pjesë në serialin e Netflix-it “Hot Girls Wanted: Turned On”, ku foli hapur për betejat e saj me varësinë nga droga.
Gjatë karrierës, Page kishte bashkëpunuar me emra të mëdhenj të industrisë, si Vixen Media Group dhe Brazzers.

“Ekipi i Brazzers është thellësisht i tronditur nga lajmi i vdekjes së Kylie Page. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqve dhe fansave në këtë moment të vështirë.“- thuhet në një deklaratë./Radar.al

Pranoi se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me vajzën e tij të mitur, lihet në burg 36-vjeçari


