Site icon Informohu siç duhet

Pjesë e një bande “skifterësh”/ Arrestohen 2 shqiptarët që ishin kthyer në tmerrin e Milanos dhe Komos

MILANO– “Blutë” e Milanos kanë vënë në pranga dy shqiptarë të dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” që grabisnin shtëpitë e italianëve në seri.

Bazuar në hetimet e kryera nga prokuroria, të ndaluarit janë 42 dhe 45 vjeç, me banim në provincën e Milanos.

Të dy besohet se janë përgjegjës për një seri vjedhjesh banesash që ndodhën midis shkurtit dhe marsit 2025, në provincat e Varese, Como dhe Monza Brianza. Dhe shkak i hetimeve u bë fillimisht një denoncim në rrjetet sociale nga qytetarët për vjedhjet në zonën e Komos. Prej andej, hetuesit arritën të identifikonin një automjet të dyshimtë të përdorur nga autorët për të kryer grabitjet, i cili më pas u gjurmua në provincën e Milanos.

Përmes mbikëqyrjes, ndjekjes, operacioneve teknike dhe analizës së të dhënave telefonike dhe të dhënave të trafikut rrugor, oficerët rindërtuan 13 vjedhje që i atribuohen dy të dyshuarve, informon media italiane.

Sipas gjetjeve, të dyshuarit vepruan sipas një “protokolli” të provuar dhe të testuar: parapërzgjedhje e shtëpive që do të grabiteshin, planifikim i detajuar i vjedhjeve me njërin prej të dyve që vepronte si vrojtues dhe përdorimi i makinave të vjedhura me targa të klonuara për të shmangur kontrollet. Të dy burrat u gjetën në shtëpitë e tyre në Senago dhe u dërguan në burgun San Vittore në Milano./Radar.al 

Exit mobile version