TIRANË– Apeli i GJKKO ka lënë në burg ditën e sotme ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu.
Fetahu kërkoi lirimin nga burgu për arsye shëndetësore, pasi qëndrimi në burg i rrezikonte jetën sipas saj.
Mbrojtja ligjore e saj paraqiti ekspertiza mjekësore në mbështetje të këtyre pretendimeve. Por si shkalla e parë ashtu dhe Apeli i GJKKO ka vepruar në të njejtën mënyrë, duke rrëzuar kërkesën.
OPERACIONI I SPAK:
Në fund të vitit 2024 SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, duke lëshuar 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krimin e organizuar, ish-zyrtarë të drejtësisë, policisë, si dhe 2 gazetarë. Prokuroria e Posaçme tha se arriti të zbulonte dy raste të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian./Radar.al

