Site icon Informohu siç duhet

Philipp Plein, Armani apo Calvin Klein/ Strukturat doganore kapin mallrat falso në Portin e Durrësit, bllokohet ngarkesa nga Kina

Gjatë një kontrolli në terminalin e kontejnerëve të Portit të Durrësit, strukturat doganore zbuluan veshje të dyshuara si të falsifikuara me marka të njohura ndërkombëtare, përfshirë Philipp Plein, Armani, Diesel, Hugo Boss dhe Calvin Klein.

Pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale, mallrat u bllokuan dhe u vulosën zyrtarisht. Sipas doganës, produktet ishin me origjinë nga Kina dhe u ndaluan në Sektorin e Kontejnerëve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Exit mobile version