Site icon Informohu siç duhet

Pezulloi kanalin e tij/ YouTube dëmshpërblen Donald Trump me 24 milionë dollarë

Platforma YouTube ka paguar presidentin e ish-SHBA, Donald Trump, me 24.5 milionë dollarë, pas një padie që ai ngriti në vitin 2021.

Trump e paditi YouTube pasi kanali i tij u pezullua pas sulmit në Kapitol më 6 janar 2021, periudhë kur republikanët humbën zgjedhjet ndaj Joe Biden. Platforma kishte argumentuar se pezullimi u bë për shkak të shkeljes së politikave kundër nxitjes së dhunës.

Vendimi i sotëm pason njoftimin e YouTube për të lejuar sërish llogaritë e personave që dikur ishin ndaluar.

Kjo nuk është hera e parë që Trump fiton dëmshpërblime të mëdha: në janar 2025 ai fitoi një gjyq me Meta prej rreth 25 milionë dollarësh dhe në shkurt një tjetër prej rreth 10 milionë dollarësh.

Sipas burimeve, të ardhurat nga YouTube do të përdoren për restaurimin dhe ruajtjen e National Mall dhe për ndërtimin e sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë.

Exit mobile version