Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë njoftoi sot pezullimin e inspektorit R.S., pas publikimit të një videoje në rrjete sociale që dokumentonte veprime të papërshtatshme të tij në detyrë në PKK Qafë-Thanë.
Në pamje shihet efekti i lejon drejtuesin e një mjeti të kryejë shkelje duke kaluar në krahun tjetër të pikës kufitare për të qenë më afër radhës për sportel, duke cenuar imazhin e policisë dhe institucionit.
Drejtori i DVKM Korçë ka nisur një hetim disiplinor në përputhje me ligjin “Për Policinë e Shtetit”, ndërsa materiali është kaluar në Drejtori e Standardeve Profesionale për hetim më të thelluar.


