Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I futen në shtrat pa leje, Brikena shpërthen në lot pas veprimeve të Rogertit dhe Artanit

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Pesë policë merren në qafë nga Mbape, dyshime për shuma të konsiderueshme

    July 17, 2025

    Pesë policë francezë janë vënë nën hetim administrativ për marrjen e një shume të konsiderueshme parash nga futbollisti Kilië Mbape, ylli i ekipit kombëtar të Francës dhe një nga lojtarët më të njohur në botë. Sipas të përjavshmes franceze “Le Canard Enchaine”, kontrolli i brendshëm i policisë ka nisur një hetim mbi një pagesë totale prej 180,300 eurosh, që oficerët e policisë, të ngarkuar me mbrojtjen e ekipit kombëtar, kanë marrë nga futbollistët në vitin 2023.

    Në një deklaratë me shkrim, në të cilën ka pasur qasje javorja franceze, Mbape ka sqaruar se kishte vendosur të “dhuronte të gjithë shumën e shpërblimit nga Kupa e Botës në Katar për anëtarët e ekipit të sigurisë dhe për shoqata të ndryshme”. Ai thekson se është konsultuar me avokatin e tij të taksave, i cili ka konfirmuar se ato dhurata të zakonshme nuk kërkojnë deklarim tek autoritetet tatimore. Mbape ka deklaruar gjithashtu se është i gatshëm të përgjigjet për çdo pyetje lidhur me këtë çështje.

    Sipas një dokumenti të siguruar nga “Tracfin”, agjencia franceze kundër pastrimit të parave, katër oficerë policie kanë marrë nga 30,000 euro secili, ndërsa komandanti i tyre ka përfituar 60,300 euro. Pyetja kyçe në hetim, sipas “Le Canard Enchaine”, është nëse këto pagesa ishin vërtet dhurata ose nëse bëhet fjalë për pagesa për shërbime private sigurie, gjë që do të përbënte shkelje të rregullave të etikës së policisë. Kontrolli i brendshëm është veçanërisht i interesuar për rolin e komandantit të policisë, i cili mori shumën më të madhe. Ai është filmuar duke shoqëruar Mbapen në disa udhëtime private në Kamerun dhe Vaucluse gjatë verës së vitit 2023. Sipas hetuesve, komandanti ka dështuar në detyrën e tij të integritetit duke kryer këto udhëtime./PanoramaSport

    Mbape Pesë policë francezë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I futen në shtrat pa leje, Brikena shpërthen në lot pas veprimeve të Rogertit dhe Artanit

    February 11, 2026

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    February 11, 2026

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    February 11, 2026

    Ndërruan jetë tragjikisht në Itali/ Familja Kola përcillet të enjten për në banesën e fundit

    February 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 11 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.