Site icon Informohu siç duhet

“Pesë net pa gjumë nga bombat”/ Teherani “zbrazet” nga vendas e të huaj, ambasadat evakuojnë stafin

Përshkallëzimi i konfliktit mes Iranit dhe Izraelit ka nxitur një eksod masiv të qytetarëve vendas dhe të huaj nga kryeqyteti iranian. Radhë të gjata makinash janë krijuar në rrugët e Teheranit, ndërsa njerëzit përpiqen të largohen mes frikës nga bombardimet.

Qeveri të ndryshme kanë evakuuar shtetasit e tyre, ndërsa Bashkimi Evropian ka ndihmuar në transferimin e rreth 400 personave përmes Jordanisë dhe Egjiptit. Ndërkohë, 89 bullgarë dhe 59 shtetas të tjerë nga SHBA, Shqipëria, Kosova, Sllovenia, Belgjika dhe Rumania janë evakuuar drejt Sofjes, pasi ishin transferuar me autobus në Egjipt nga Izraeli.

Bullgaria ka zhvendosur ambasadën e saj nga Teherani në Baku, për arsye sigurie. “Nuk e kemi mbyllur, por po e zhvendosim përkohësisht”, tha kryeministri Rosen Zhelyazkov.

Panik dhe frikë e përhapur ndihen mes banorëve të Teheranit. “Pesë netë pa gjumë, vetëm zhurma bombash”, tregon një turiste, ndërsa një agjent turizmi shton: “Irani po zbrazet. Unë po largohem, familjen e kam jashtë.”

Exit mobile version