Site icon Informohu siç duhet

Përshkallëzim në Detin e Zi/ Turqia thërret zyrtarët rusë dhe ukrainas pas sulmeve ndaj anijeve

Turqia ka reaguar me shqetësim të lartë ndaj sulmeve të fundit në Detin e Zi, duke thirrur në Ministrinë e Jashtme ambasadorin e Ukrainës dhe të ngarkuarin me punë të Rusisë. Sipas Ankarasë, incidentet kanë ndodhur brenda zonës ekskluzive ekonomike turke, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të ri në luftën Rusi–Ukrainë.

Zëvendësministrja e Jashtme, Berris Ekinci, informoi Komisionin e Punëve të Jashtme në parlament se javët e fundit janë shënuar sulme të ndërsjella që rrezikojnë të zgjerojnë konfliktin.
“Po vërejmë një përshkallëzim shumë serioz. Së fundmi ka patur sulme në Detin e Zi, brenda zonës sonë ekskluzive ekonomike. Dje dhe sot thirrëm përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës për t’u përcjellë shqetësimet tona,” deklaroi ajo.

Sipas agjencisë Reuters, Ankaraja po monitoron nga afër situatën, duke i dërguar të dyja palëve mesazhin se veprimet që rrezikojnë territorin detar turk janë të papranueshme.

Exit mobile version