Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara po rriten sërish, pas deklaratave të forta lidhur me situatën në Ngushticën e Hormuzit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, reagoi në platformën X duke e cilësuar “të paligjshme” bllokadën amerikane në rajon. Ai u shpreh se bllokimi i porteve dhe brigjeve iraniane shkel armëpushimin e ndërmjetësuar nga Pakistani dhe përbën një akt kriminal.
Sipas tij, këto veprime bien në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se një bllokadë e tillë konsiderohet akt agresioni dhe një formë ndëshkimi kolektiv ndaj popullit iranian.
Reagimi i Teheranit vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump akuzoi më herët Iranin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit dhe paralajmëroi masa të ashpra nëse nuk arrihet një marrëveshje e re.
Përplasjet verbale mes dy vendeve tregojnë për një përshkallëzim të ri të tensioneve në një zonë kyçe për tregtinë globale të energjisë

