Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kosova ende në udhëkryq

    E rëndë në Itali, nëna vr*t djalin e saj 9-vjeçar me thi*ën e kuzhinës

    EUROPOL arreston pjesëmarrës në komplotin për rrëmbimin e një trafikanti shqiptar të drogës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Përplasje për mandatin në “Nisma Shqipëria Bëhet”/ Zeqir Kordhoni i drejtohet KQZ: Dua të marr mandatin, të injorohen deklaratat e mëparshme

    July 16, 2025

    Zeqir Kordhoni, kandidat i renditur i nënti në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës, ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku shpreh qartë synimin për të ushtruar mandatin e deputetit, në rast se i takon sipas shpërndarjes së mandateve.

    Në shkresën drejtuar KQZ-së, Kordhoni kërkon që çdo deklaratë tjetër e depozituar më parë në emrin e tij, nga vetë ai apo nga koalicioni, të mos merret parasysh. “Kërkoj që KQZ të injorojë çdo deklaratë tjetër të depozituar më parë nga Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ose në emrin tim dhe të marrë në konsideratë vetëm këtë deklaratë si shprehje të qartë dhe të vlefshme të vullnetit tim”, thuhet në dokument.

    Ky zhvillim i fundit përbën një sfidë për kreun e koalicionit, Adriatik Lapaj, i cili synon të marrë vetë mandatin. Nëse Kordhoni nuk tërhiqet, ai përfiton automatikisht vendin në Kuvend, sipas renditjes zyrtare në listën e mbyllur.

    Më herët, Kordhoni kishte deklaruar publikisht se “nuk mban mend” çfarë dokumenti kishte firmosur lidhur me tërheqjen nga mandati, dhe kishte kërkuar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, që t’i jepte informacion mbi dokumentacionin e dorëzuar nga partia e Lapajt në emër të tij.

    Kordhoni është një emër i panjohur për publikun, dhe në CV-në e tij ka deklaruar se ka qenë punëtor ndërtimi, aktualisht përfitues i KEMP. Ky ngërç ligjor i hap rrugën një përballjeje të re për interpretimin e rregullave për dorëheqjen nga mandati në kuadër të një liste të mbyllur zgjedhore.

    KQZ Zeqir Kordhoni “Nisma Shqipëria Bëhet”
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kosova ende në udhëkryq

    November 13, 2025

    E rëndë në Itali, nëna vr*t djalin e saj 9-vjeçar me thi*ën e kuzhinës

    November 13, 2025

    EUROPOL arreston pjesëmarrës në komplotin për rrëmbimin e një trafikanti shqiptar të drogës

    November 13, 2025

    Trump nënshkruan projektligjin për rihapje të Qeverisë amerikane

    November 13, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 13 Nëntor 2025

    Surpriza, fat dhe mundësi të reja/ 4 shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë në vitin 2026

    Një projekt personal mund të marrë hov në mënyrë të papritur, horoskopi 12 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.