Site icon Informohu siç duhet

Përplasje në “Post-BBVIP”, Mateo tërheq deklaratën për Selin, debat i fortë mes ish-banorëve

Në emisionin “Post-Big Brother VIP”, ish-banorët Mateo dhe Selin janë përballur në një debat të ashpër, ku janë rikthyer në diskutim deklaratat e tyre gjatë dhe pas qëndrimit në shtëpi.

I pyetur nga moderatori Ledion Liço, Mateo u shpreh se, sipas tij, Selin nuk e meritonte fitoren, duke argumentuar se loja e saj është fokusuar kryesisht në marrëdhënie dhe përplasje me banorë të tjerë.

Nga ana tjetër, Selin u shfaq e zhgënjyer nga kjo deklaratë, duke i kujtuar Mateos se brenda shtëpisë së Big Brother VIP ai kishte shprehur mbështetje për të në rast se nuk fitonte vetë.

Debatit iu bashkuan edhe ish-banorë të tjerë, përfshirë Monika Lubonja dhe Brikena Selimi, të cilët komentuan lojën e të dy finalistëve dhe dinamikat brenda shtëpisë.

Monika vuri në dyshim strategjinë e Mateos, ndërsa Brikena u shpreh se të dy finalistët kishin role të rëndësishme në lojë, megjithëse u fokusua më shumë në raportet personale dhe konfliktet gjatë rrugëtimit të tyre.

Selin, nga ana e saj, deklaroi se nuk është penduar për qëndrimin e saj në lojë dhe se është krenare për mënyrën si ka vepruar brenda shtëpisë.

Debati u shoqërua me replika të forta mes ish-banorëve, duke rikthyer në vëmendje tensionet dhe ndarjet e krijuara gjatë sezonit të reality show-t.

Mateo: Për mendimin tim nuk e ka merituar, se e vetmja lojë e Selin ka qenë loja e krevatit me Mirin, edhe më pas debate me Rogertin, edhe Selin viktimizohej, edhe kjo ka qenë loja e saj, edhe më pas që bënte muhabet me Rogertin.

Selin: Më vjen keq që e dëgjoj nga Mateo këtë, se brenda në shtëpi ka thënë që, nëse nuk e fitoj unë, ta fitojë Selin.

Monika: Cila ishte loja jote, Mateo?

Mateo: Unë kam pasur debate me shumë nga të gjithë banorët, kam pasur debate e sulme nga të gjithë, çfarë quan ti lojë, Monika?

Monika: Loja jote ka qenë në kurriz të Brikenës dhe, me hyrjen tënde, Brikena ka humbur rrjedhën e lojës së saj, ka filluar të kërkonte dilemat e veta, edhe ti dole nën ujë me shpatullat e Brikenës.

Brikena: Unë mendoj se, nga fundi, unë jam fokusuar te raporti i Mateos, edhe unë kam pasur qejf që të fitojë Mateo, por edhe Selin e ka merituar për sulmet edhe ofendimet që ka bërë.

Monika: Mos thua që Selin Bollati nuk ka bërë lojë në këtë Big Brother.

Mateo: Unë nuk thashë që s’ka bërë lojë.

Selin: Unë nuk jam bërë pishman për asgjë, e vërteta është që unë jam shumë krenare për qasjen që kam bërë në atë shtëpi edhe për argumentet që unë kam bërë.

Rogerti: Ke thënë që do doja të fshija krevatin.

Edisa: Po, patjetër që po, unë e kam thënë që në podin e finales do ishte Miri, Selin, edhe unë kam thënë, për shijet e mia, doja ta fitonte Miri.

Rogerti: Ti çfarë nuk ke thënë për të.

Edisa: O Rogert, ka bërë lojë.

Selin: Njeri i paedukuar ke qenë.

Rogerti: Thuaja, moj, që e ka merituar Miri.

Edisa: Kanë qenë të dy të rëndësishëm në këtë BB.



Exit mobile version