Site icon Informohu siç duhet

Përplasje në Lezhë/ Akuza për blerje votash dhe kallëzim penal për shpifje mes PD-PS

Përplasje në Lezhë/ Akuza për blerje votash dhe kallëzim penal për shpifje mes PD-PS

LEZHË– Në qytetin e Lezhës, fushata zgjedhore po shoqërohet me tensione dhe akuza të forta mes kandidatëve për deputet.

Kandidati i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Gjin Gjoni, ka akuzuar disa zyrtarë lokalë si të përfshirë në blerje votash, duke i denoncuar ata publikisht me emra.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjoni publikoi edhe një video, duke shkruar: Grupet për mbrojtjen e votës në ndjekje të njerëzve që dalin natën për qëllime të mbrapshta elektorale. Ne jemi kudo. Do t’ju ndjekim këmbë për këmbë.

Ndërkohë pas këtij reagimi, ka ardhur një deklaratë edhe nga Partia Socialiste ku kandidati i saj për deputet, Ermal Paci, paraditen e sotme shkoi në Drejtorinë e Policisë së Lezhës për të depozituar një kallëzim penal për shpifje.

Në një deklaratë për mediat, Paci u shpreh se persona të armatosur kanë shkuar gjatë natës pranë banesës së babait të një kandidateje për deputete të PS-së në Lezhë, duke ushtruar presion dhe kërcënime. Ndërkohë, burime nga Policia e Lezhës konfirmojnë se dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dajçit./Radar.al

Burgjet janë të tej mbushura/ Shqipëria e dyta pas Turqisë për numrin e lartë të të dënuarve

29-vjeçari prej 2 ditësh nën masivin e kromit/ I ati: Dua të gjej djalin dhe të di ku t’i hedh një tufë lule

Veshur me të zeza Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët: E kam në një kështu

“Del në skenë” Xhisiela Maloku/ Ish-e dashura e djalit të Rrahman Rrajës paraqitet në SPAK

Exit mobile version