Altin Dumani kryetari i SPAK ditën e sotme kishte një përplasje me Tritan Shehun, ku ai u shpreh se “lëshuat akuza të rënda ndaj meje dhe SPAK” .
Shehu: Përse Berisha mbahet i izoluar? Përse po shkelet Kushtetuta, a nuk mendoni se cenoni cilësinë e Kuvendit? Kur një prokuror shkel ligjet del se me urdhër kujt bëhet? Me urdhër të kujt u bë? Të kryeministrit, të dikujt tjetër? Kush fshihet pas kësaj loje? Po shkelni parimet me të katër këmbët, a nuk gjykoni se bëheni pjesë e politikës, duke e kthyer Berishën në një të burgosur politik?
Dumani: Lidhur me rastin e parë edhe kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak, ju pretenduat dhe parashtruat se nuk shkaqe apo kushte për caktim mase sigurie, referojuni vendimit të gjykatës, ju thoni se nuk ka akuzë, por edhe vetë vendimi i gjykatës e ka bërë të qartë veprën penale. Lëshuar akuza të rënda drejt SPAK dhe mua, nuk jam pjesë e politikës nuk kam asnjë lloj lidhje me politikën e kam ndërtuar jetën jashtë politikës, besoj që ka qenë një karrierë normale.