Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në Unazën Jugore të Fierit. Një automjet, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë të parkuar në anë të rrugës.
Nga goditja është lënduar drejtuesi i mjetit që ishte në lëvizje. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


