Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 40-vjeçar nga fshati Qesarat, Memaliaj, pasi duke drejtuar automjetin i dehur shkaktoi një aksident në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”. Nga përplasja u regjistruan vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, Prokuroria ka nisur procedim penal ndaj shtetasit S. T., 65 vjeç, banues në Përmet, i cili në aksin “Ura e Leklit-Këlcyrë” humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një makinë të drejtuar nga shtetasi zvicerian C. Ë., 50 vjeç. Nga aksidenti u lënduan lehtë dy drejtuesit dhe tre pasagjerë.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.