Site icon Informohu siç duhet

Përplasja me banorin e ri të “BBVA4″/ Reagon për herë të parë Heidi Baci

Përplasja me banorin e ri të "BBVA4"/ Reagon për herë të parë Heidi Baci

Heidi Baci e ftuar ditën e sotme në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, na zbuloi më shumë detaje nga emocionet që ajo ka nga moderimi i “Fan Club BBVA4”.

PYETJE- Si ndihet ajo pas puntatës së parë të këtij emisioni kaq të ndjekur?

Heidi- Ndihem shumë mirë. Sinqerisht të gjithë janë surprizuar për mirë. Nuk e prisnin, sepse gjithsesi Fan Club është emision i vështirë live. Kisha faktikisht shumë emocione. Unë tek vetja shoh shumë defekte, por që e kam pritur shumë mirë dhe ja dola. Jam e lumtur me veten time.

E pyetur sesi nisi kjo eksperiencë e parë e saj në fushën e moderimit, Heidi u përgjigj:

Heidi- Po, hera e parë. Shkoi vërtetë çdo gjë mirë. Jam shumë e lumtur dhe i menaxhova mirë edhe momentet me të papritura, se pjesën e fundit unë disa gjëra për shembull nuk i dëgjoja mirë.

PYETJE– E kanë krahasuar me prezantueset e viteve më përpara?

Heidi- Në fakt, nuk kam parë krahasime me thënë të drejtën. Diçka ka thënë Ronaldo sot në “Ëake Up” që më ka krahasuar me Enxhin më duket, por të gjithë kanë pasur fjalë pozitive.

Gjithashtu, gjatë këtij episodi të parë Heidi Baci është përplasur me banorin e ri që pritet të hyjë në shtëpi, Gert Ferra, e ky moment u komentua dhe gjatë intervistës:

Salsano: O zemra, tani deri në fund të emisionit kështu do të thërras.

Heidi: Jo…

Salsano: O zemër, ti pretendon që pas këtij Fan Club të shkosh më lart në prezantim?

Heidi: Absolutisht që po. Domethënë ai është synimi. Fan Club live është një shkollë tani në këtë moment për mua.

 LEXO EDHE:

“Çdokush meriton një shans të dytë”/ Rikthehen bashkë Heidi dhe Romeo   (FOTOT)

Përballja ‘kokë më kokë’ dhe ironia e Ronaldo Sharkës, nisin përplasjet e para me Heidi Baçin (video)

Exit mobile version