Site icon Informohu siç duhet

Përplasja e avionit në Uashington/ Përsëritet historia, para 43 vitesh aeroplani i ‘Air Florida’ ishte rrëzuar në të njëjtin lumë

Përplasja e avionit në Uashington/ Përsëritet historia, para 43 vitesh aeroplani i 'Air Florida' ishte rrëzuar në të njëjtin lumë

UASHINGTON– Gati 43 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tmerruan nga lajm i hidhur ku një avion i “Air Florida” u rrëzua në lumin Potomac, kur sipërfaqja e tij ishte e ngrirë nga temperaturat e ulëta.

E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur vetëm pak milje larg Shtëpisë së Bardhë. Aksidenti tragjik, i cili ndodhi më 13 janar 1982, shkaktoi vdekjen e 78 personave, përfshirë pasagjerë, ekuipazh.

Nga një hetim i realizuar nga autoritetet amerikane kishte vënë në dukje neglizhencën e shumëfishtë si shkak të rrëzimit të avionit, më themelorja prej të cilave ishte se krahët dhe motori nuk ishin pastruar nga akulli dhe bora në pritje të ngritjes.

Hetimi kishte bërë përgjegjës pilotin e avionit për mos anulimin e ngritjes pavarësisht se ishte informuar për kushtet e pafavorshme.

Si për ironi të fatit pas 43 vitesh, po në të njëjtin lumë, në të njëjtin muaj dhe vetëmpak ditë diferëncë nga tragjedia e 1982 ku humbën jetën 78 persona, dje u rregjistrua përplasja e avionit me një helikopter kur nga ky incident në ajër avioni ra në lumin Potomac e për pasojë deri më tani raportohet për 19 të vdekur./TRIBUNE/Radar.al 

PAMJET/ Tragj*ke, avioni me 64 pasagjerë përplaset me helikopterin në aeroportin e Uashingtonit, 18 v*ktima

Aksidenti tragj*k në Uashington/ Trump: Kjo situatë duhet të ishte parandaluar!

 

Exit mobile version