Një 18-vjeçar, E. T., u ndalua nga policia rrugore pasi dyshohet se më 15 korrik kishte përplasur me automjet në Pogradec një të mitur.
Sipas hetimeve, pas ngjarjes shtetasi E. T., është larguar nga vendngjarja.
Mësohet se 6-vjeçari është jashtë rreziku për jetën, ndërsa automjeti me të cilin lëvizte E. T., është sekuestruar nga policia.
Njoftimi i Policisë
Sektori i Policisë Rrugore ndaloi me iniciativë shtetasin E. T., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se më datë 15.07.2024, në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar një 6-vjeçar, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri është jashtë rrezikut për jetën. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin F. H., 28 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës (gërshërë), për motive të dobëta, një 24-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy palë gërshërë.
Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-A. Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë, pasi në kodrat e fshatit, dyshohet se nga pakujdesia ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me bimësi;
-A. D., 29 vjeç dhe Dh. F., 50 vjeçe, banues në fshatin Shëngjergj, Maliq, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-V. P., 62 vjeç, banues ne fshatin Bregas, Maliq, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke shtetërore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.