Site icon Informohu siç duhet

Përplasi efektivin e policisë, përfundon pas hekurave 21-vjeçari në Tiranë

Përplasi efektivin e policisë, përfundon pas hekurave 21-vjeçari në Tiranë

TIRANË– Orët e para të mëngjesit të sotëm një efektiv policie në shërbim është aksidentuar nga një shtetas 21-vjeçar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa i riu me iniciale R. B., është vendosur në pranga. Ndërkohë efektivi 30-vjeçar me iniciale S. Sh., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., 21 vjeç, pasi rreth orës 01:00, të datës 26.12.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës në shërbim, shtetasin S. Sh., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve./Radar.al 

Exit mobile version