TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas 39-vjeçar pasi akuzohet se përplasi pesë këmbësorë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Halit Haxhija”, shtetasi P. B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke perplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
TIRANË- Njoftimi i plotë:
Tiranë/ Kreu manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, përplasi 5 këmbësorë, braktisi automjetin në vendin e aksidentit dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari. Bllokohet automjeti tip “Audi” dhe 39-vjeçarit iu vu masë plotësuese heqje e lejes së drejtimit.
Dje, në rrugën “Halit Haxhija”, shtetasi P. B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke perplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al
Rama: Shqipëria mirëpret të hënën Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore
Nesër jeni për plazh? Ja tre këshilla para se të shkoni në det!


