Site icon Informohu siç duhet

Përplasen dy trenat e pasagjerëve/ Mbeten të vdekur 3 persona, mes tyre dy fëmijë

Përplasen dy trenat e pasagjerëve/ Mbeten të vdekur 3 persona, mes tyre dy fëmijë

EGJIPT– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Egjipt, ku nga përplasja e dy trenave kanë mbetur të vdekur 3 persona. Siç shkruajnë mediat e huaja dy trena pasagjerësh janë përplasur në deltën e Nilit të Egjiptit, duke vrarë të paktën tre persona, mes tyre dy ishin fëmijë.

Aksidenti ka ndodhur të shtunën në qytetin e Zagazig, kryeqyteti i provincës Sharqiya, tha autoriteti hekurudhor i vendit. Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit tha se nga përplasja u plagosën të paktën 40 të tjerë.

Daljet e trenave nga shinat dhe përplasjet e tyre janë të zakonshme në Egjipt, ku një sistem hekurudhor i vjetër është rrënuar gjithashtu nga keqmenaxhimi. Vitet e fundit, qeveria njoftoi nisma për të përmirësuar hekurudhat e saj.

Në vitin 2018, presidenti Abdel Fattah el-Sisi tha se 250 miliardë paund egjiptianë, ose 8.13 miliardë dollarë, do të nevojiteshin për të riparuar siç duhet rrjetin hekurudhor të lënë pas dore.

Një muaj më parë një tren u përplas me një kamion që kalonte shinat e trenit në provincën mesdhetare të Aleksandrisë, duke lënë dy viktima./theguardian

Exit mobile version