GJORICË– Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Rrugën e Arbrit. Bazuar në informacionet paraprake bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës” në Bulqizë.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar për ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.
Tashmë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit./Radar.al



