Informohu siç duhet

“Përndjek Krenarin dhe Endin”/ Luana Vjollca hedh në gjyq gazetarin, Tozaj: Do nxjerr listën e eskortave

Përplasja mes moderatores Luana Vjollca dhe gazetarit Elton Tozaj ka kaluar nga debati mediatik në betejë ligjore. Vjollca ka dorëzuar një padi ndaj Tozajt, duke argumentuar se deklaratat e tij publike për të janë shpifëse, të pavërtetuara dhe dëmtojnë rëndë reputacionin e saj.

Çështja nisi pasi Tozaj, në një intervistë televizive, pretendoi se moderatorja ishte “fiksuar” pas ish-partnerit të saj, Krenar Çoçaj, dhe se e përndiqte atë së bashku me partneren aktuale, Endi Demnerin. Ai foli për episode të supozuara, si udhëtimi me të njëjtin avion drejt Milanos dhe pushimet në Saint-Tropez, ku, sipas tij, Luana ndodhej në të njëjtin vend me çiftin.

Menjëherë pas emisionit, përfaqësuesi ligjor i moderatores kontaktoi gazetarin për t’i kërkuar prova dhe sqarime rreth pretendimeve të bëra. Vetë Tozaj e publikoi bisedën në rrjetet sociale, duke reaguar në mënyrë fyese: “Luana më vë avokatin të më marrë në telefon… këto s’kanë as guxim të telefonojnë”.

Debati u ndez edhe më shumë pas reagimit të dytë të gazetarit, ku ai publikoi një tjetër mesazh që u interpretua gjerësisht si kërcënim: “Së shpejti listën kush del si eskortë nëpër burgje.”

Padia e Luanës pritet të trajtohet nga gjykata në ditët në vijim, ndërsa konflikti po merr vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Exit mobile version