Informohu siç duhet

“Përmirësohet siguria kufitare”/ E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn në Aeroportin e Rinasit

RINAS-E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku kompania “Kastrati”, e drejtuar nga Shefqet Kastrati, po instalon pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane theksion se bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane i ndihmon kompanitë shqiptare të përmirësojnë sigurinë dhe të përforcojnë sigurinë kufitare.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku Grupi Kastrati, i drejtuar nga Shefqet Kastrati, po vendos pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara. Bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane i ndihmon kompanitë shqiptare të përmirësojnë sigurinë dhe të përforcojnë sigurinë kufitare.”-thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane./Radar.al

Exit mobile version