Ka shkuar në 78 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet shkatërruese në Teksasin qendror, ndërsa 41 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që goditën rajonin të premten.
Mësohet se më i goditur është qarku Kerr, ku humbën jetën 68 nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, pas përmbytjes së një kampi veror vajzash i vendosur përgjatë lumit Guadalupe. Kampi i njohur “Camp Mystic” u përmbyt gjatë natës, ndërsa shumica e vajzave ishin në gjumë. Dhjetë vajza dhe një këshilltare nga kampi rezultojnë ende të humbura.
Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi reshje të tjera priten në 24-48 orët në vijim, çka mund të vështirësojë punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit, të cilat tashmë po përballen me baltë, rrënoja dhe edhe gjarpërinj helmues në zonat e përmbytura./Radar.al
Lirimi i hapësirave publike/ Rama shkon sërish për takim në Bashkinë Vlorë


