Një përleshje e ashpër ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Vardas të Ilias në Greqi.
Bëhet fjalë për një përleshje të rëndë me thika, ku për rrjedhojë dy persona mbetën të plagosur, njëri në gjendje kritike për jetën.
Sipas mediave greke, në ngjarje janë përfshirë tre persona, të tre me origjinë shqiptare, dy 37-vjeçarë dhe një 41-vjeçar.
Më tej thuhet se autori i ka sulmuar me thikë dy personat duke i shkaktuar goditje të shumta në pjesën e pasme të trupit.
I akuzuari u arrestua nga autoritetet dhe pasditen e së mërkurës u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë Ilia, pranë Gjykatës paralele të Amaliadës, ku u akuzua për një vepër penale dhe dy kundërvajtje.
I arrestuar pritet të përballet me akuzën e tentativës për vrasje në seri dhe armëmbajtje pa leje.

