Barcelona u poshtërua mbrëmë në transfertën e Atletiko Madridit. Katalanasit pësuan 4 gola në pjesën e parë dhe nuk mundën të bënin asgjë në ndeshjen e parë për Kupën e Mbretit. Gjatë sfidës pati polemika si anulimi i golit të Kubarsit pas 8 minutash, por edhe një moment i Lamine Jamal mes Mark Pubill. 18-vjeçari e sulmoi vazhdimisht mbrojtësin e Atletikos, teksa ky i fundit po tentonte të largohej.
Jamal e ndiqte duke mos iu ndarë, teksa u përfshinë edhe lojtarët e tjerë për të sheshuar mosmarrëveshjet. Këto 59 sekondat që nuk u transmetua në TV, kanë bërë xhiron në rrjetet sociale dhe të gjithë kanë sulmuar talentin spanjoll të blaugranave./PanoramaSport


