Site icon Informohu siç duhet

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos

Ditën e sotme mësohet se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismo”, në Athinë.

Sipas mediave greke, shëndeti i kryepeshkopit Anastas është përkeqësuar mëngjesin e sotëm.

Më tej thuhet se kryepeshkopi ka përjetuar dëmtimet të rënda të të organeve dhe ndodhet në intubim.

“Bëhet e ditur se Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas është i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU) të “Evangelismos” pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e 10 janarit,”, shkruajnë mediat greke.

Kujtojëm se kryepeshkopi ishte i shtruar në spitalin e Tiranës që prej datës 30 dhjetor, pasi ishte sëmurë me grip sezonal, por u pa e nevojshme të transferohej në Athinë për ndihmë më të specializuar, më 3 janar, pasi kishte probleme nga sistemi tretës.

 

Exit mobile version