Site icon Informohu siç duhet

Periudha “e errët” e jetës, Shpat Kasapi: Kur të vjen, hapi derën thonë

Periudha “e errët”e jetës, Shpat Kasapi: Kur të vjen, hapi derën thonë

Artisti i njohur , Shpat Kasapi i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, u shpreh pak për periudhën e ankthit që përjetoi gjatë jetës.

Këngëtari theksoi për shkak të ankthit  ai ka kryer analiza të shumta dhe shpesh-herë mendonte se i kishin bërë magji.

“U shërova nga ankthet. I mbyllur në vetvete. Kjo quhet depresion i vetmisë. Vetmia ka depresion. S’do të dalësh, s’do të shoqërohesh me askënd. Kur të vjen, hapi derën thonë. Vërtet ka qenë shumë vështirë. Shkoja dhe bëja analiza kot. Të gjitha në rregull, trupi në rregull. Shkoja te ortopedi.

Disa thonin si tip magjie. Mund të kalojnë magji, mund të kalojnë mësysh të madh. S’ka mundësi që 300-200 vajza e djem të të përqafojnë përnjëherë brenda 20 minutave. Të gjithë në skenë. Nuk është ajo jetë normale.

Ose ishte dhe mosmenaxhimi i mirë i gjithë atyre personave. Nuk arrin mendja, kapaciteti i mendjes, që të vijnë të përqafojnë, e gjitha quhet energji. Trupi punon me trupin. Sa të këqija dhe të mira”, u shpreh artisti.

 

Exit mobile version