Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Digjitalizimi i shërbimeve publike/ Këshilli i Investimeve: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks

    “Eja, eja, luleborë”/ Ivanka Trump publikon pamjet nga Vlora teksa i shoqëron me këngë shqip

    DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Përhapet për 6 minuta”, mjekja paralajmëron për rreziqet e lisë së majmunit në fëmijë dhe të moshuar

    June 12, 2025

    Pas konfirmimit të një rasti me lijën e majmunit në Shqipëri, mjekja Aurora Dollenberg, nga Gjermania, ka ngritur alarmin për rrezikun e përhapjes së shpejtë të këtij virusi, veçanërisht te fëmijët dhe të moshuarit.

    E ftuar në emisionin “People”, Dollenberg sqaroi se kjo sëmundje njihet në gjuhën popullore si lija e dhisë apo e dhenve, dhe përhapet me ritme shumë të shpejta.

    “Në moshën fëmijënore, virusi përhapet në kohë rekord – brenda 6 minutash nga momenti i kontaktit me lëkurën, pështymën ose sipërfaqe të kontaminuara”, theksoi ajo.

    Sipas mjekes, virusi mbijeton në sipërfaqe të padisinfektuara, duke e kthyer ambientin përreth në burim potencial infeksioni.

    “Mjafton që mobiljet apo lodrat të jenë prekur nga një fëmijë i sëmurë dhe të mos jenë dezinfektuar – rreziku është real dhe i menjëhershëm”, paralajmëroi Dollenberg.

    Ajo shtoi se për momentin nuk ka terapi specifike ndaj virusit, ndërsa faza më e rrezikshme për infektim është ajo kur shfaqen flluskat me lëng në trup.

    “Ato janë shumë ngjitëse dhe virusi mund të transmetohet në mbi 90% të kontakteve të afërta. Vetëm kur flluskat thahen dhe shfaqet korja tipike, rreziku i infektimit fillon të ulet”, shtoi ajo.

    Çfarë është lija e majmunit?
    Lija e majmunit është një sëmundje virale zoonotike (që transmetohet nga kafshët te njerëzit), e cila shkakton ethe, dhimbje trupi, ënjtje të nyjeve limfatike, si dhe një skuqje e lëkurës që kalon në flluska me lëng dhe më pas në kore. Në shumicën e rasteve, ajo është e lehtë dhe kalon brenda pak javësh, por kërkon kujdes të shtuar higjieno-sanitar, veçanërisht në mjediset ku ka fëmijë ose persona me imunitet të dobët.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Digjitalizimi i shërbimeve publike/ Këshilli i Investimeve: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks

    January 23, 2026

    “Eja, eja, luleborë”/ Ivanka Trump publikon pamjet nga Vlora teksa i shoqëron me këngë shqip

    January 23, 2026

    DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin

    January 23, 2026

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    January 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.