Site icon Informohu siç duhet

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

Friedrich Merz përballet me fluks lajmesh "fake" nga koha e betimit si kancelar

Që kur Friedrich Merz mori detyrën si kancelar, në mediat sociale janë shtuar lajmet e rreme rreth tij. Nga gjoja kontrollet që bëjnë autoritetet në shtëpi deri tek thashethemet për kokainën.

Nga vijnë lajmet e rreme

Ekspertë në Institutin për Dialog Strategjik (ISD), një organizatë e pavarur që, ndër të tjera, përqendrohet në luftën kundër dezinformimit monitorojnë gjithashtu lajmet e rreme. Merz, si kandidat i CDU-së, u bë shënjestër e lajmeve të rreme pas rënies së qeverisë së koalicionit mes SPD, Të Gjelbërve dhe liberalëve në fund të vitit të kaluar, shpjegon analisti i ISD-së, Pablo Maristany de las Casas.

Analisti i ISD-së, Maristany de las Casas, shprehet se autorët e mundshëm të këtyre lajmeve të rreme mund të jenë të lidhur me Kremlinin.  Mbrojtja e fortë nga ana e Merz-it për Ukrainën dhe deklaratat e forta për më shumë mbështetje financiare mund të shihen në Kremlin si një kërcënim i drejtpërdrejtë. Nga ana tjetër, sipas ekspertit, edhe faqet ekstremiste të krahut të djathtë e kanë në shënjestër kancelarin Merz./DW

Exit mobile version