Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsiont dhe Krimit të organizuar, njoftoi të shtunën se ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit kokainës nga vendet e Amerikës Latine, e cila vinte e papërpunuar në Shqipëri, ku i nënshtrohej proceseve kimike e bëhej gati për t’u shpërndarë në tregun vendas dhe atë të europian. Nën arrest kanë përfunduar 7 shtetas shqiptarë dhe tre të huaj, dy venezuelianë dhe një kolumbian, si dhe në sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e lëndës narkotike.
Laboratori në fshatin Qereke të Fushë Krujës ku do të bëhej përpunimi i sasive të mëdha të kokainës të tretur në lëkurë bagëtish, ishte ngritur prej disa muajsh.
Vendi për ngritjen e laboratorit, sipas Prokurorisë ishte zgjedhur me shumë kujdes, jo vetëm sepse është një pikë strategjike, afër aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza dhe Portit të Durrësit dhe lehtësonte transportin, por edhe sepse për shkak të fluturimeve zona nuk monitorohej me dron. Shtëpia-laborator është mbajtur nën vëzhgim nga hetuesit.
Ngarkesa e parë me lëkurë bagëtish ka mbërritur në vendin tonë në muajin shtator. Por për shkak se nga përgjimet rezultonte se ngarkesa e dytë pritej të mbërrintë në nëntor, SPAK ka pritur derisa kjo ka ndodhur.
Vetëm në momentin kur ekspertët kimistë 1 nga Venezuela dhe dy nga kolumbia kanë nisur punën në laborator për veçimin e kokainës, është ndërhyrë.

