Teksa vijon seanca në Apelin e GJJKO e kryebashkiakut Erion Veliaj burimet kanë arritur të zbardhin një pjesë nga fjala e tij.
Bëhet me dije se Veliaj komenton provat e reja nga SPAK kundër tij. Konkretisht bëhet fjalë për përgjime ambientale në burg dhe përgjime telefonike.
Kryebashkiaku pretendon se provat e reja janë çimka dhe telefonatat e tij me djalin, si edhe familjen.
Për rrjedhojë ai ka kërkuar që seanca të jetë e hapur për mediat dhe të deklarojë publikisht përgjimet e kryera ndaj tij.
‘Keni sjell “prova të reja”, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut. Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja”. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”,- ka thënë Veliaj.


