Hëna e Plotë do t’i sjellë situatat në një pikë kulminante, duke intensifikuar emocionet tona dhe duke maksimizuar dëshirën tonë për intensitet, duke nxjerrë në dritë çështje të pazgjidhura dhe të papranuara që duhen trajtuar urgjentisht.
Gjatë gjysmës së dytë të muajit, vrulli fillon të ulet. Do të përpiqemi të kuptojmë më mirë nevojat, dëshirat dhe qëllimet tona të vërteta. Gjatë kësaj kohe, fokusi do të jetë tek ndershmëria emocionale dhe transformimi personal.
Më poshtë janë dhe datat më të rëndësishme të muajit tetor:
Jupiteri shkon retrogradë te Binjakët – 9 tetor 2024
Zhvendosja e lëvizjes së Jupiterit na ofron një ftesë për të vënë në dyshim idetë dhe mendimet që ne besojmë se janë të vërteta dhe na sfidon të ristrukturojmë mënyrën se si mësojmë, komunikojmë dhe mendojmë. Në shenjën e Binjakëve, Jupiteri retrograd përfaqëson një ftesë për të reflektuar se deri në çfarë mase ne besojmë në historitë që krijojnë mendjet tona. Ky kalim nxjerr në pah nevojën për të ripërcaktuar marrëdhënien tonë me mendjet tona, me të mësuarit dhe me botën e ideve dhe ideologjive. Jupiteri retrogradë te Binjakët na fton të reflektojmë se çfarë kuptimi u atribuojmë fjalëve, mendimeve, të dhënave dhe informacionit. Është një kohë e fuqishme për të pyetur nëse fjalët tona janë një përshkrim i saktë i së vërtetës sonë dhe nëse po komunikojmë me vërtetësi
Plutonit stacionohet direkt në Bricjap – 11 tetor 2024
Ndryshimi i lëvizjes së Plutonit na fton të ndërmarrim veprime të ndërgjegjshme. Kjo është një ftesë për të vepruar sipas mënyrës se si jemi transformuar përbrenda dhe të bëjmë ndryshime në realitetin tonë të jashtëm që e pasqyrojnë atë. Javët e fundit të udhëtimit të Plutonit përmes Bricjapit janë një mundësi për të integruar dhe konsoliduar mësimet që kemi mësuar gjatë këtij tranziti të gjatë dhe për të ndërmarrë hapa të qëllimshëm për t’u siguruar që ndryshimet që ne zbatojmë tani do të kenë një rëndësi afatgjatë.
Mërkuri hyn në Akrep – 13 tetor 2024
Hyrja e Mërkurit në Akrep rrit dëshirën tonë për të zbuluar sekretet, për të sfiduar tabutë dhe për të zbuluar të vërtetat e fshehura. Ky kalim sugjeron një tendencë të përgjithshme për të folur më pak, për të vëzhguar më shumë dhe për të qenë shumë i vetëdijshëm për fuqinë e fjalëve. Mërkuri në Akrep është një kohë e fuqishme për introspeksion, eksplorim të brendshëm, terapi, punë me veten dhe të gjitha ato kërkime që na ndihmojnë të thellojmë vetëdijen tonë për natyrën tonë psikologjike dhe emocionale. Gjatë javëve të ardhshme, ne do të ndihemi të tërhequr për të eksploruar të pandërgjegjshmen dhe për të zbuluar motivet, frikërat dhe dëshirat themelore që na shtyjnë dhe ushqejnë mendimet dhe vendimet tona.
Hëna e plotë në Dash dhe Venusi hyn në Shigjetar – 17 tetor 2024
Hëna e Plotë në shenjën e Dashit na tërheq vëmendjen se si ne balancojmë pavarësinë dhe ndërvarësinë, lirinë dhe lidhjen, ndarjen dhe bashkimin. Kjo Hënë e Plotë do të jetë e fuqishme, pavarësisht se nuk është një Eklips. Plutoni dhe Marsi rrisin gjasat e përjetimit të ndryshimeve të mëdha, konflikteve dhe luftimeve për pushtet, pasi tensioni i akumuluar prej kohësh shpërthen në sipërfaqe. Kjo ngjarje mund të zbulojë se kemi pranuar gënjeshtra të rehatshme në vend që të pranojmë të vërteta të pakëndshme.
Ndërkohë, Afërdita kontribuon në rritjen e dëshirës tonë për aventura, zgjerim dhe përvoja të reja. Na fton t’i shohim marrëdhëniet si një mundësi për t’u rritur së bashku personalisht dhe shpirtërisht. Ky tranzit na motivon të gravitojmë drejt njerëzve dhe përvojave që na frymëzojnë dhe na mësojnë diçka kuptimplote.
Fillon sezoni i Akrepit – 22 tetor 2024
Ndërsa muaji kalendarik po mbaron, hyrja e Diellit në Akrep na fton të eksplorojmë se çfarë fshihet nën sipërfaqe. Energjia e Akrepit ka të bëjë me transformimin dhe këtë kohë të vitit na frymëzon të përballemi me rezistencën tonë ndaj ndryshimit dhe frikën tonë nga humbja, duke na sfiduar të përqafojmë procesin ciklik të vdekjes dhe rilindjes. Gjatë javëve të ardhshme, do të ketë një fokus në shqyrtimin e motiveve, frikës, nevojave dhe dëshirave të pavetëdijshme që drejtojnë veprimet dhe vendimet tona. Ky sezon është gjithashtu një kohë e fokusuar në ndershmërinë emocionale dhe cenueshmërinë, një ftesë për të shkuar përtej ndërveprimeve në nivel sipërfaqësor dhe për t’u lidhur me veten dhe të tjerët në një nivel më të thellë.